Aksident mes tri veturave Çagllavicë, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes tri veturave Çagllavicë, pesë të lënduar

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Sot rreth orës 20:00, një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Çagllavicë, ku si pasojë pesë persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat