Hajnat thyejnë shtëpinë e policit në Prishtinë, vjedhin kasafortën me stoli ari

Kronikë e zezë

Hajnat thyejnë shtëpinë e policit në Prishtinë, vjedhin kasafortën me stoli ari

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur edhe mbrëmë në një shtëpi në rrugën ‘Boletini’ në Prishtinë.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtëpinë e një zyrtari policor, i cili ka raportuar rastin tek organet e rendit.

Njësitë policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas dëshmisë së pronarit të shtëpisë, hajnat kanë vjedhur kasafortën me stoli ari në vlerë të rreth 3 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat