Tre raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tre raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit veç në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, në dy raste, gratë kanë raportuar se janë dhunuar fizikisht nga burrat e tyre.

Në rastin tjetër, gruaja ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është dhunuar psiqikisht nga bashkëshorti.

“Prishtinë  07.02.2024. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, kishte  ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit  pas  intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

“Prishtinë 07.02.2024-23:25. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, kishte  ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Me vendim të prokurorit  pas  intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

“Prishtinë.07.02.2024-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore pasi që i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit është bastis shtëpia e të dyshuarit ku është gjet dhe konfiskuar një revole e llojit me 26 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat