​Grabitjet e armatosura në kryeqytet, kapet një i dyshuar- tjetri në arrati

Kronikë e zezë

​Grabitjet e armatosura në kryeqytet, kapet një i dyshuar- tjetri në arrati

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 23:52
Ilustrim

Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme sot kanë identifikuar dy persona të dyshuar për përfshirje në të pakën tri grabitje ditëve të fundit në Prishtinë nën kërcënimin e armës.

Njëri nga të dyshuarit A.A., (31) është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për të njëjtat raste policia është në kërkim të një personi tjetër, tashmë të identifikuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe kontrolle në tri lokacione (shtëpi), ku në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale që lidhen me rastet, përfshirë edhe një veturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat