“Veç mos e nxafsha atë policin e Dumnicës, ja unë ja ai…”/ Llapjani kërcënon zyrtarët policorë, arrestohet

Kronikë e zezë

“Veç mos e nxafsha atë policin e Dumnicës, ja unë ja ai…”/ Llapjani kërcënon zyrtarët policorë, arrestohet

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Podujevë, ku një person dyshohet se ka kanosur seriozisht policët.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 34-vjeçari përmes telefonit ka kërcënuar Policinë, me theks të veçantë njërin prej zyrtarëve policorë.

Sipas informacioneve, ai është revoltuar pasi Policia ka shkuar te shtëpia e tij, teksa ka fyer e kërcënuar policin që sipas tij ‘ia dërgoi organet e rendit të shtëpia e tij’.

Si rezultat i veprimeve të tij, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat