Këta janë kamerierët dhe i dyshuari për drogë që u kapën pas aksionit si në filma në Prizren

Kronikë e zezë

Këta janë kamerierët dhe i dyshuari për drogë që u kapën pas aksionit si në filma në Prizren

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Pak më parëu raportua se tre zyrtarë policorë janë sulmuar sot në rrugën “Sheh Emini” në Prizren, teksa ishin në ndjekje të një personi i cili dyshohej se po përdonte substanca narkotike.

Tre zyrtarët policorë u sulmuan në një kafiteri në Prizren, pasi i dyshuari gjatë ikjes ishte futur në lokal dhe së bashku me punonjësit e lokalit më pas kanosën ata.

Si pasojë e kësaj, i dyshuari i kërkuar si dhe tre të dyshuarit e tjerë që sulmuan policët janë arrestuar.

Media mëson se emrat e tre të dyshuarve janë Krenar Krasniqi, Kreshnik Krasniqi dhe Adem Shabanaj.

Ndërkohë, poashtu mësohet se i dyshuari për përdorim të substancave narkotike është Lendrit Kryeziu.

Pas intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari për posedim të substancave narkotike është liruar me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat