Dyshohet se pagoi naftë me 50 euro false, arrestohet i riu në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dyshohet se pagoi naftë me 50 euro false, arrestohet i riu në Prishtinë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:17
Ilustrim

Rastet kur qytetarët kanë tendenca për të paguar shërbime të ndryshme me para të falsifikuara janë rritur. Qindra euro dyshohet që çdo ditë po vihen në qarkullim, në tregun e Kosovës.

Kështu kishte ndodhur muaj më parë në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku një person dyshohet se kishte paguar naftën me një kartëmonedhë të falsifikuar.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kartëmonedha e cila ishte sekuestruar për ekzaminim të mëtejshëm ka rezultuar e falsifikuar dhe më pas janë marrë veprimet hetimore që të identifikojnë personin e dyshuar.

Me këtë rast është arrestuar gjatë ditës së djeshme një 25-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurës policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i riu të ndalohet për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikim i parasë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat