Prizren: Hyjnë me forcë në lokal dhe vjedhin para e armë

Kronikë e zezë

Prizren: Hyjnë me forcë në lokal dhe vjedhin para e armë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Një person në Prizren ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë hapur lokalin e tij.

Rasti ndodhi në orët e natës në rrugën “William Walker”.

Ata me këtë rast kanë vjedhur rreth 300 euro para të gatshme dhe një pistoletë.

Organet e rendit bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat