Policia: Dje ndodhën 53 aksidente trafiku në rrugët e Kosovës

Kronikë e zezë

Policia: Dje ndodhën 53 aksidente trafiku në rrugët e Kosovës

Më: 31 janar 2024 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 13 me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, aksidenti fatal ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës ku një këmbësor është goditur nga një veturë, shoferi i të cilës është arrestuar.

Ndërsa aksidentet tjera me të lënduar e dëme materiale kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 2 129 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat