Hajnat bëjnë kërdi në një lokal në Prishtinë, vjedhin rreth 30 mijë euro para të gatshme

Kronikë e zezë

Hajnat bëjnë kërdi në një lokal në Prishtinë, vjedhin rreth 30 mijë euro para të gatshme

Më: 30 janar 2024 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Kështu ka ndodhur edhe të hënën, te një lokal në rrugën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Siç merr vesh media, hajnat po dyshohen se kanë arritur të thyejnë depon e një pemëtarie dhe kanë arritur të vjedhin hiç më pak se rreth 30 mijë euro para të gatshme.

Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, të cilët janë futur brenda depos dhe kanë kryer vjedhjen.

Të njëjtat burime thonë se pronari i lokalit ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deponuar si dëshmi edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat