E rëndë: Gruaja në Vushtrri tenton t’i jap fund jetës si pasojë e dhunës nga burri dhe familja e tij

Kronikë e zezë

E rëndë: Gruaja në Vushtrri tenton t’i jap fund jetës si pasojë e dhunës nga burri dhe familja e tij

Më: 29 janar 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, por ka raste kur edhe akuzohen për presionin që bëhet ndaj vajzave e grave.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri, ku një grua deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të medikamenteve.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është  dërguar në këtë qendër, ku ka marrë trajtim mjekësor e më pas ka rrëfyer gjithë rastin në Polici.

Media mëson se bazuar në dëshminë e viktimës, motivi dyshohet të jetë gjendja e rëndë emocionale si pasojë e dhunës psikike së ushtruar nga bashkëshorti dhe familja e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast dhe pritet të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme hetimore, teksa viktimës i është lëshuar urdhër për mbrojtjen e përkohshme emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat