Prishtinë: Pas afro dy muajve arrestohet edhe i dyshuari i tretë për vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Prishtinë: Pas afro dy muajve arrestohet edhe i dyshuari i tretë për vrasje në tentativë

Më: 28 janar 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për vrasjen në tentativë të kryer me 2 dhejtor të vitit që shkoi, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Ai u dërgua në mbajtje pas intervistimit, ndërsa nga vëllai i tij i cili është dëshmitar ka dorëzuar një pistoletë – pronë e vëllait të tij që gjendet në mbajtje.

Kur kishte ndodhur rasti viktima kishte raportuar në polici se derisa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes ishin konfiskuar pesë gëzhoja.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Vrasje në tentativë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat