Dragash: Gjenden dokumente të paligjshme me logo të Serbisë

Kronikë e zezë

Dragash: Gjenden dokumente të paligjshme me logo të Serbisë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë të Dragashit.

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dokumente të paligjshme të cilat kanë logo të Serbisë dhe siç thuhet në raport, të strukturave ilegale.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë- Komuna e Dragashit.

Gjatë kontrollit  janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat