Ky është i dyshuari që ia vodhi çantën me 45 mijë euro punëtores së kazinos në Karaçevë

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari që ia vodhi çantën me 45 mijë euro punëtores së kazinos në Karaçevë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, dhe jo vetëm. Por, një rast jo fort i zakonshëm i vjedhjes i ka ndodh një vajze në Gjilan.

22 vjeçarja ka raportuar se një person ia ka vjedhur 45 mijë euro para të gatshme.

Media mëson se vajza e re punon në një kazino në afërsi të Karaçevës, dhe paratë që asaj i janë vjedhur i ka fituar në kazino.

22 vjeçares, mëson media, i janë vjedhur po ashtu edhe stoli në vlerë të mijëra eurove.

Meida mëson se personi që dyshohet se i ka vjedhur parartë dhe stolitë, është Naim Maloku, një 49 vjeçar me të cilin shoqërohej viktima.

Rasti i vjedhjes ndaj saj ka ndodh derisa ata po qëndronte në një restorant në Gjilan.

Pas aktit, Maloku është arrestuar në shtëpinë e tij, të cilit gjatë kontrollit policor i gjanë gjetur edhe armë e fishekë.

49 vjeçari veprën dyshohet se e ka kryer bashkë me një person tjetër i cili ndodhet në arrati.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat