Plas sherri në një familje në Pejë: Nënë e bijë dyshohet se rrahën kryefamiljarin, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Plas sherri në një familje në Pejë: Nënë e bijë dyshohet se rrahën kryefamiljarin, intervenon Policia

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:19
Ilustrim

Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari.

E këto zënka shpesh herë kalojnë edhe muret e shtëpisë, duke u nevojitur kështu ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të zgjidhur problemet.

Policia ka intervenuar edhe në një familje në Pejë, pasi kryefamiljari ka denoncuar bashkëshorten dhe vajzën e tij për dhunë.

Burimet kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 43-vjeçarit, I cili ka deklaruar se dy të dyshuarat e kanë sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, nënë e bijë janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat