Tentoi t’i korruptonte policët në kufi me 10 euro, arrestohet

Kronikë e zezë

Tentoi t’i korruptonte policët në kufi me 10 euro, arrestohet

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:35
Ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi tentoi t’u jepte ryshfet zyrtarëve policorë.

Policia ka thënë se ai kërkohej nga autoritetet shqiptare.

I dyshuari tentoi që me 10 euro ta kalonte kufirin pa e ndalur.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka rezultuar i kerkuar nga autoritetet Shqiptare. Në një moment derisa zyrtari policor ka qenë duke i përfunduar procedurat e dorëzimit të dyshuarit tek autoritetet shqiptare, i njëjti ka ofruar një shumë prej 10 € në këmbim të mundësisë për të kaluar kufirin pa u dorzuar te autoritetet shqiptare”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat