Prishtinë, gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një shtëpie

Kronikë e zezë

Prishtinë, gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një shtëpie

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:07
Ilustrim

Një qytetar në Prishtinë ka raportuar se në person kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Policia e Kosovës njofton se të arrestuar s’ka ende, megjithatë përveç dëmeve materiale, s’raportohet për të lënduar.

Ndërkaq, në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

“Rr. Ferat Dragaj, Prishtinë 25.01.2024 – 00:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari   mashkull kosovar kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti duke u hetuar”, raporti i plotë i Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat