Vdes 28-vjeçari pas vetaksidentit në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë

Kronikë e zezë

Vdes 28-vjeçari pas vetaksidentit në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar dje ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Miresh i Vogël, aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë.

Lajmin e bëri të ditur Ismet Hashani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan.

Ai ka shtuar se vetaksidenti ka ndodhur rreth orë 00:50, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

” Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, ka thënë Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat