Vidhet vetura e një mërgimtari në Lubozhdë të Istogut

Kronikë e zezë

Vidhet vetura e një mërgimtari në Lubozhdë të Istogut

Më: 24 janar 2024 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për vjedhjen e një veture në garazhdën e një personi që jeton jashtë vendit në Lubozhdë të Istogut.

Për rastin në polici, ka njoftuar nipi i të dëmtuarit. Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Lubozhdë, Istog  23.01.2024 – NN. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë hapur dyert e garazhdës së axhës së tij viktimës mashkull  kosovar (i cili jeton jashtë shtetit) dhe kanë vjedhur një veturë.

Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat