Dogana e Kosovës konfiskon mallra të kontrabanduara në Zveçan

Kronikë e zezë

Dogana e Kosovës konfiskon mallra të kontrabanduara në Zveçan

Më: 22 janar 2024 Në ora: 16:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Njesiti kundër kontrabandës të Doganës me asistencë të Policisë sot në Zveçan kanë realizuar një operacion të suksesshëm, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të paligjshme në një depo.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar:280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme, si dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme.

Vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7,000 euro.

“Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme. Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat