Tragjike: Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë, dyshohet për vetëvrasje

Kronikë e zezë

Tragjike: Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë, dyshohet për vetëvrasje

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima është gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Mësohet se sipas informacioneve të para, e ndjera dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur në litar.

Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat