Të shtëna me armë në Vushtrri, gjenden disa gëzhoja në vendngjarje

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Vushtrri, gjenden disa gëzhoja në vendngjarje

Më: 16 janar 2024 Në ora: 20:40
Ilustrim

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna janë dëgjuar edhe mbrëmjen e së enjtes në fshatin Pasomë të Vushtrrisë, por nuk dihet se kush i shkrepi.

Një qytetar ka njoftuar Policinë dhe ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me rastin, duke thënë se i dyshuari ka gjuajtur me armë nga një veturë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 20 gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe e urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat