Një 35-vjeçar humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Krushevë të Klinës

Kronikë e zezë

Një 35-vjeçar humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Krushevë të Klinës

Më: 15 janar 2024 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Krushevë e Vogël, komuna e Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku 14 prej tyre ishin me persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat