75-vjeçari në Han të Elezit denoncon në Polici djalin dhe renë, thotë se është në hall nga ta

Kronikë e zezë

75-vjeçari në Han të Elezit denoncon në Polici djalin dhe renë, thotë se është në hall nga ta

Më: 14 janar 2024 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë. E nuk janë të rralla as rastet kur nuset futen në telashe me prindërit e bashkëshortit.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një person i moshuar nga fshati Paldenicë e Hanit të Elezit, i cili ka denoncuar për dhunë renë e tij.

Burimet kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 75-vjeçarit, i cili ka deklaruar se ka konflikte të vazhdueshme me djalin e tij dhe nusen.

Si rezultat i denoncimit, janë shoqëruar në stacion policor personat e përfshirë, ku djali i viktimës është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa 43-vjeçarja si e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat