Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, një person u lëndua, përleshje pati mes dy palëve

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, një person u lëndua, përleshje pati mes dy palëve

Më: 8 janar 2024 Në ora: 21:32
Ilustrim

Sonte në Prizren, afër lagjes së spitalit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Pesë persona janë përleshur për shkak të një mosmarrëveshje, një person ka pësuar lëndime në këmbë.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe të dyshuarit janë arrestuar.

“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë.  Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të palëve.”, tha Bytyqi.

“Një gëzhojë është gjetur në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervistuar”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat