Prizren: Hajni hyn në shtëpinë e 94-vjeçarit, ia vjedh 140 euro

Kronikë e zezë

Prizren: Hajni hyn në shtëpinë e 94-vjeçarit, ia vjedh 140 euro

Më: 7 janar 2024 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Një rast i grabitjes ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren.

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka arritur që viktimës, burrë i moshuar (rreth 94 vjeçar) që t’ia marrë 140 euro.

Rastin e konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se në momentin e grabitjes viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.

“Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi.

Ai theksoi se i moshuar nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga ky rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat