Konfiskohen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara

Kronikë e zezë

Konfiskohen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara

Më: 6 janar 2024 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë kryer një operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në qytetin e Gjakovës.

Ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, duke përfshirë telefona, orë dore dhe pajisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar.

Sipas Doganës, vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej shifrës së 10 mijë.

“Ky operacion është realizuar në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të Njësive Antikontrabandë dhe Prokurorisë Themelore për luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në fushën e importit dhe eksportit.  Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore do të  vazhdojnë të angazhohen në zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit ekonomik”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat