Prishtinë: 15-vjeçari ther me thikë shokun e klasës, i mituri dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Prishtinë: 15-vjeçari ther me thikë shokun e klasës, i mituri dërgohet në spital

Më: 3 janar 2024 Në ora: 23:53
Ilustrim

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave apo përreth tyre.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Bedri Bajrami” në Prishtinë, ku një 15-vjeçar ka therur me thikë shokun e klasës, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Burimet kanë njoftuar se Policia është vënë në dijeni për incidentin, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij për motivin e sulmit.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kujtojmë se rastet e tilla janë kthyer në shqetësim edhe për prindërit, për shkak të sigurisë në institucionet arsimore dhe në afërsi të tytre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat