Ky është 25-vjeçari i dyshuar për sulmin seksual ndaj vajzës 9-vjeçare në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ky është 25-vjeçari i dyshuar për sulmin seksual ndaj vajzës 9-vjeçare në Prishtinë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 9-vjeçare. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Media mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Shqipdon Namani, 25-vjeçar.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, e mitura ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve policorë, në prani të prindit të saj.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat