​Sulmon motrën dhe dy prindërit e tij në natën e Vitit të Ri

Kronikë e zezë

​Sulmon motrën dhe dy prindërit e tij në natën e Vitit të Ri

Më: 2 janar 2024 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën dhe dy prindërit e tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 01:00.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat