Të shtëna me armë në drejtim të një veture në Prishtinë, 46-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në drejtim të një veture në Prishtinë, 46-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë incidente të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka raste kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr. 

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar edhe mbrëmë në Prishtinë, ku dikush dyshohet se gjuajti me armë në drejtim të një veture në lëvizje.

Media mëson se shoferi i veturës e ka raportuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se ka dëgjuar krismën e armës, që e tmerroi pasi ndodhej me fëmijët në automjet.

Një gëzhojë e armës përfundoi në veturë, teksa përveç dëmeve materiale, persona të lënduar nuk ka.

Lidhur me rastin, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihen rrethanat e rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, teksa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat