Llapjani kërcënon ish bashkëshorten dhe familjen e saj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

Kronikë e zezë

Llapjani kërcënon ish bashkëshorten dhe familjen e saj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

Më: 1 janar 2024 Në ora: 14:14
Ilustrim

Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Si pasojë e konflikteve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Letanc të Pododujevës, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, si pasojë e kërcënimeve nga ish bashkëshorti i saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka raportuar se ish burri i saj e ka kanosur atë dhe familjen e saj – duke iu shkaktuar frikë e shqetësim.

Përballë kësaj situate, ajo e ka denoncuar rastin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë për rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mospërfillje e gjykatës’.

Ndryshe, masa mbrojtëse e ndalimit të afrimit viktimës së dhunës në familje si dhe vartësit të tij/saj dhe personave tjerë nëse është e nevojshme, mund t’i shqiptohet personit i cili ka kryer dhunë në familje, nëse ekziston rreziku i përsëritjes së dhunës në familje.

Në urdhrin me të cilin shqiptohet masa e ndalimit të afrimit viktimës së dhunës në familje, gjykata cakton vendin, regjionin dhe largësinë, brenda së cilës kryerësi nuk guxon t’i afrohet viktimës së dhunës në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat