NjRSh kap në flagrancë me armë 32-vjeçarin në Fushë Kosovë, shoqërohet në Polici

Kronikë e zezë

NjRSh kap në flagrancë me armë 32-vjeçarin në Fushë Kosovë, shoqërohet në Polici

Më: 1 janar 2024 Në ora: 14:12
Ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë është zbuluar në Fushë Kosovë, ku Policia ka ndaluar për kontroll një veturë, nën dyshimet se posedonte gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 32-vjeçar, në veturën e të cilit, Policia gjeti një armë, që e mbante pa leje.

Pas përfundimit të kontrollit policor, arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat