Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, dikush gjuan pesë herë nga një veturë në lëvizje

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, dikush gjuan pesë herë nga një veturë në lëvizje

Më: 1 janar 2024 Në ora: 10:05
Ilustrim

Në ditën e fundit të vitit 2023 janë shënuar incidente të ndryshme gjithandej vendit, ku njësitë e Policisë së Kosovës kanë intervenuar. Rastet më të shpeshta kanë qenë gjuajtjet me armë, siç ka ndodhur në Vushtrri, ku për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se ka gjuajtur nga një veturë në lëvizje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, ku një 21-vjeçar ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi dikush dyshohet se shkrepi armën disa herë, por fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime nga ky incident.

Sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve policorë, viktima ka deklaruar se nuk ka probleme me ndonjë person, prandaj s’ka dyshime se kush mund ta ketë gjuajtur dhe cili është motivi.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, ku kanë gjetur e konfiskuar 5 gëzhoja.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e personit apo personave të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat