Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Më: 1 janar 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri disa herë.

Arrestimi i tij ka ndodhur rreth orës 17:20, ditën e diel.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 14 copë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë”, bëhet e ditur në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat