Kanoset një person në Vushtrri

Kronikë e zezë

Kanoset një person në Vushtrri

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është kanosur në Vushtrri, ndërkaq i dyshuari është arrestuar. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:25, në Vushtrri.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat