Grabitje e armatosur në Prishtinë në një pompë derivatesh

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Prishtinë në një pompë derivatesh

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Dy persona kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në një pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145 euro.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten në orën 05:35 në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

“Dy viktima meshkuj  kosovarë, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145 euro”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat