Gjujatja me armë në Gjakovë, ky është personi që mbeti i plagosur

Kronikë e zezë

Gjujatja me armë në Gjakovë, ky është personi që mbeti i plagosur

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën “Yll Morina” në komunën e Gjakovës, ku siç mësohet pas të shtënave me kallashnikov një person ka mbetur i plagosur. Motivet e këtij rastit momentalisht janë të panjohura.

Siç mëson media, i plagosuri është Jetmir Ukëhaxhaj, dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor por që është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, teksa është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili tha se “policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit”.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, tha Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat