Shifra shqetësuese të aksidenteve në trafik - rritet edhe numri i gjobave

Kronikë e zezë

Shifra shqetësuese të aksidenteve në trafik - rritet edhe numri i gjobave

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 119 aksidente trafiku.

Prej tyre 30 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 89 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa me to është marrë njësiti i trafikut.

Ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat e trafikut, policia brenda ditës ka shqiptuar gjithsejtë 2289 gjoba kundërvajtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat