Arrestohet një person në Obiliq, vidhte thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Obiliq, vidhte thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjtë është kapur duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut.

Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat