Zbardhet ngjarja në Fier/ 26-vjeçari goditi me grushte efektivin, ky i fundit e qëlloi me armë në këmbë

Kronikë e zezë

Zbardhet ngjarja në Fier/ 26-vjeçari goditi me grushte efektivin, ky i fundit e qëlloi me armë në këmbë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 20:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Fier, ku punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri një 26-vjeçar.

Policia bën me dije se i riu kishte tentuar të futej brenda perimetrit të sigurisë dhe është konfliktuar me punonjësit e policisë.

Situata ka agravuar më tej, ku 26-vjeçarit pasi nuk i është lejuar hyrja, ka zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte efektivin.

Më pas punonjësi i policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka qëlluar në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat