Arrestohet një person me shtetësi turke në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Arrestohet një person me shtetësi turke në Aeroportin e Prishtinës

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Policia ka theksuar se një person me shtetësi turke është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga ILEC.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në aeroportin “Adem Jashari”.

Bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga ILEC-u është arrestuar i kërkuari mashkull turk dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat