Mitrovicë: Burri e sulmon fizikisht bashkëshorten dhe e dëbon nga shtëpia, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Burri e sulmon fizikisht bashkëshorten dhe e dëbon nga shtëpia, përfundon në Polici

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një person ka përfunduar në Polici si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Media mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Broboniq, ku një burrë pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë psikike ndaj gruas së tij dhe të njëjtën me forcë e ka dëbuar nga shtëpia.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që gjithë ngjarjen e ka rrëfyer në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat