E rëndë: Gjendet i vdekur një burrë në një mal në Kamenicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Kronikë e zezë

E rëndë: Gjendet i vdekur një burrë në një mal në Kamenicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Moqare e Poshtne në Kamenicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete. Rrethanat e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë Policia kanë nisur hetimet.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 54-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në mal.

Posa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërkohë edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat