Suharekë: Vdes një foshnje e porsalindur

Kronikë e zezë

Suharekë: Vdes një foshnje e porsalindur

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Studençan të Suharekës.

Një foshnje e porsalindur ishte dërguar nga nëna dhe familjarët në Emergjencën e Suharekës, ku edhe ka vdekur.

Lidhur me rastin policia e ka nisur hetimet.

Kështu deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se policia ka dal në vendin e ngjarjes.

Janë mbledhur dëshmitë nga dëshmitarët. Prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqi.

“Trupi i pajetë dërgohet në ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat