E tmerrshme në Prishtinë: Babai e keqtrajton vajzën e tij 12-vjeçare, arrestohet dhe ndalohet

Kronikë e zezë

E tmerrshme në Prishtinë: Babai e keqtrajton vajzën e tij 12-vjeçare, arrestohet dhe ndalohet

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë viktimë është një vajzë 12-vjeçare, ndaj të cilës për motive akoma të panjohura ka ushtruar dhunë babai i tij.

Siç mëson media, rasti është zbuluar nga vet vajza, gjatë kohës sa ndodhej në shkollë dhe është denoncuar menjëherë në Polici.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me denoncimin kundër tij, kurse fëmija ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat