Postuan video duke shtënë me armë, arrestohen dy persona në Gjakovë

Kronikë e zezë

Postuan video duke shtënë me armë, arrestohen dy persona në Gjakovë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Të mërkurën janë arrestuar dy vetë në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë, pasi të njëjtit muaj më parë kishin bërë incizime duke shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arma pushkë gjuetie është konfiskuar.

“Rr. Pjeter Bogdani, Gjakovë 20.12.2023 – 10:22. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që muaj më parë kishin bërë incizime duke shtënë me armë zjarr.

Arma pushkë gjuetie është konfiskuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat