Therja me thikë në Prishtinë: I mituri u godit disa herë nga të dyshuarit, pësoi lëndime të rënda

Kronikë e zezë

Therja me thikë në Prishtinë: I mituri u godit disa herë nga të dyshuarit, pësoi lëndime të rënda

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 22:46
Ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, ku përdoren edhe mjetet e mprehta.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të martën në rrugën “Enver Maloku” të Prishtinë, ku një person është therur me thikë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një të mitur, të moshës 16-vjeçare, i cili për motive akoma të panjohura u sulmua nga dy persona.

I mituri është dërguar me urgjencë në QKUK, ku po trajtohet dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Posa rasti është denoncuar, njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë informacionet e para lidhur me incidentin.

Sipas të njëjtave burime, edhe të dyshuarit janë të mitur dhe të njëjtit janë identifikuar, por akoma nuk janë kapur nga Policia.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet hetim për këtë rast dhe të zbardhen rrethanat dhe motivi i përleshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat