Plas sherri në një familje në Drenas: Burri e bën për spital gruan, përfundon në ndalim policor

Kronikë e zezë

Plas sherri në një familje në Drenas: Burri e bën për spital gruan, përfundon në ndalim policor

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua nga fshati Shtuticë në Drenas, pasi e njëjta ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës nga bashkëshorti.

Mësohet se bazuar në dëshminë e saj të dhënë para Policisë, bashkëshorti i saj për shkak të një konflikti verbal mes tyre, ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka kërcënuar.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat