Doli nga vetura dhe e theri me thikë 28-vjeçarin në zebra, Policia konfirmon: I dyshuari emër i njohur

Kronikë e zezë

Doli nga vetura dhe e theri me thikë 28-vjeçarin në zebra, Policia konfirmon: I dyshuari emër i njohur

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 11:22
Ilustrim

Gazeta pak më herët raportoi për një person të therur me thikë mëngjesin e sotëm në rrugën e Ankarasë në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar tani edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

I njëjti ka bërë të ditur për Gazetën se gjatë një mosmarrëveshje me pasagjerin e një veture, ky u fundit ka dalur dhe e ka sulmuar këmbësorin i cili tani po trajtohet në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit.

Policia është në kërkim të të dyshuarit i cili është emër i njohur për Policinë.

“Një person është duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit përshkak se i njëjti ka pësuar lëndime në rrugën e Ankarasë, deri tek rasti ka ardhur përshkak që gjatë kalimit në vendin për këmbësorë, për shkak të një mosmarrëveshje, pasagjeri ka dal nga vetura dhe e ka goditur”, tha Gashi.

“Lidhur me rastin reagimet policore kanë qenë të menjëhereshme dhe njësitet janë në kërkim të të dyshuarit, pasi i njëjti është i njohur për policinë”, tha Gashi.

Vetura me të cilën ishte sulmuesi, ishte ngjyrë hiri, dhe policia ka arritur t’i identifikojë edhe targat e saj, përkundër se ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në veturë me sulmuesin, ka patur edhe persona tjerë.

Viktima është jashtë rrezikut për jetën dhe po vazhdon trajtimin në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat